Princesha Charlotte feston ditëlindjen e nëntë. Nëna e saj, Kate Middleton, është kthyer sërish pas kamerës për të bërë një foto të vajzës së saj me rastin e kësaj dite të veçantë.

Princesha Charlotte veshi një triko leshi dhe një fund xhins ndërsa buzëqeshi para kamerës dhe mbështeti shpatullën e saj në një gardh të lulëzuar.

“Gëzuar ditëlindjen e 9-të, Princesha Charlotte! Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira sot”, ka shkruar Middleton në postimin.

Është hera e dytë në javët e fundit që Kate dhe William thyen traditën e kahershme dhe publikojnë portretet e ditëlindjes së fëmijëve të tyre.

Pallati Kensington zakonisht publikon portretet e fëmijëve herët në mëngjes për ditëlindjet e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, në thyerje të traditës, William dhe Kate ndanë një foto të Princit Louis pasditen e së martës së kaluar, në vend të mesnatës së ditëlindjes së tij, siç është zakon me portretet e reja mbretërore. Ata ndanë edhe një foto dasme për të shënuar 13 vjetorin e martesës./vizionplus.tv