Tashmë zyrtarisht Enca Haxhia ka filluar pushimet dhe ka zgjedhur pikërisht një plazh të jugut, për të pushuar pa u munduar të dalë jashtë vendit.
Me të vajtur në bregun e detit, Enca vendosi t’i vërë flakën Instagram-it me një foto të re ku ka pozuar topless.
Këngëtarja shfaqet në breg të detit dhe ka hequr pjesën e sipërme të bikinit, ndërkohë që është kthyer nga deti. Megjithëse mban duart para gjoksit, Enca gjithsesi ka ditur ta ndezë rrjetin ku nuk kanë munguar komentet e ndjekësve.
“Princesha e Drimadhesit arriti ”– janë fjalët e këngëtares krahas fotos hot, që e ka shoqëruar edhe me një sirenë. Duket se në të gjitha drejtimet, kjo është një verë bombastike për Encën. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi super këngën e re të titulluar “Ku mete”, ndërsa e ka gati një bashkëpunim me reperin e ri Don Xhoni.