Erion Korini është larguar prej vitesh nga muzika, megjithatë ai ka mbetur një zë i dashur për publikun.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ku tregoi më shumë për largimin e tij nga muzika dhe për karrierën e tanishme në botën e medias.

“Më vinte keq më shumë për zërin, sepse shikoja që njerëzit pëlqenin, admironin këngëtarë që u mungonte zëri. Nuk e kuptoja si ka këngëtarë të tillë që pëlqehen nga publiku. Këtu tregu ndryshoi çuditshëm dhe realitetin e shihni. Si ata që dinë të këndojnë mirë, ndryshuan udhëtimin e tyre, i sheh sot të këndojnë kolazhe popoullore vetëm sepse e panë që nuk mund të mbijetohej më në tregun muzikor me muzikë të mirë.

Unë kam kënduar që në kopsht, pastaj në shkollë, madje bënin dhe shaka mësuesit sepse mamaja ime ka qenë shitëse bulmeti dhe thonin që Erioni këndon mirë se ha gjalpë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shkollë të muzikës u njoha me një grup djemsh instrumentist, krijuam një ide tonën si mund të prezantoheshim në publik. Atëherë kishte etje për muzikë, të ndryshonte formati klasik. Pastaj erdha në Tiranë, takova Adrian Hilën dhe i thashë që dua të marr pjesë në festival. Më bënë një provë në studio dhe më kërkoi këngën e Ricky Martin. Ai nuk e dinte që unë kisha bërë shkollë muzike dhe ndryshoi akordet. E këndova dhe më tha që ke një zë shumë të mirë por nuk mjaftohemi vetëm e festival, do bëjmë një album të mirë”, tha Korini.

Nuk munguan as pyetjet për jetën e tij personale dhe këngëtari tregoi që është i lumtur me partneren e tij, me të cilën kanë plane të rëndësishme.

“Jam mirë, jam shumë mirë. Partnerja ime është mësuese. Nuk e kam menduar një dasmë, po mendojmë për diçka tjetër shumë të rëndësishme”, tha ai. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";