au • toch • tho • nous mbiemër
(i një banori të një vendi) autokton sesa i zbritur nga migrantët ose kolonistët!
Me këto fjalë, Dua Lipa, ka arritur të bëjë zhurmën më të madhe në rrjet së fundmi, teksa publikoi hartën e trojeve etnike shqiptare shoqëruar me përshkrimin e fjalës “autokton”.
Pas reagimeve të shumta Dua Lipa ka thyer heshtjen, nëpërmjet postimeve në Instagram.
Ja çfarë shkruan ajo:
“Postimi im paraprak nuk ka pasur asnjëherë qëllim të nxisë urrejtje. Më pikëllon dhe më nervozon që postimi im qëllimisht është keqinterpretuar nga grupe dhe individë që promovojnë ndarje etnike, diçka që unë e përjashtoj tërësisht.
Sa herë postoj për Kosovën, rrjetet e mia cmenden edhe nëse është diçka e gëzueshme si ushqimi apo muzika dhe unë ballafaqohem me furinë e rezistencës ndaj kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë e meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe prej nga vimë. Unë thjesht dua që shteti im të përfaqësohet në hartë dhe të jetë e mundur që të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe atdheun tim.
Unë inkurajoj secilin që të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”.
Këtë shkrim Dua e ka bërë në ngjyrë të kuqe dhe pas i ka lënë sfondin e zi.
The post Postimi i saj “autokton” shkaktoi reagime, Dua Lipa “thyen” heshtjen: Dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare appeared first on Vizion Plus.