Dite Berisha u rikthye sot në Ferma Club, me bashkëfinalistët e Ferma VIP.
Blogerja u shpreh nostaligjike për ditët në fermë dhe ajo që e bën më krenare jashtë janë komentet e familjarëve.
“Në Ferma VIP duhet të përshtatesha me një rutinë që nuk e kisha bërë asnjëherë. Komentet e familjarëve që kisha më merak kanë qenë shumë pozitive, prandaj kjo më bën të them që ja ka vlejt. Sara ishte personi i fundit që kam takuar para se të hya në Fermë, bashkë me PM. PM më ka uruar dalsh më mirë se Sara”, shpreher Ditea.
Përsa i përket sfidën që i kushtoi finalen, ish fermerja u shpreh:
“Dhash maksimumin. Por ishte një moment që u ngatrrova shumë keq me litarët. Unë sfidat i kam marrë shumë seriozisht. Duke marrë parasysh pritshmërit e mia, fizikun, unë kam dhënë shumë nga vetja”./vizionplus.tv