Irini Qirjako ka rrëfyer pasionin e saj të madh për muzikën, për të cilin ishte gati të bënte gjithçka.

Në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ajo i ka treguar moderators Pranvera Borakaj, se ishte nëna e saj ajo që id ha mbështetjen më të madhe.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Të mbështetën prindërit?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irini Qirjako: Mamaja më mbështeti shumë. Babai kishte frikë, thoshte s’kemi lekë ta paguajmë, se 6 fëmijë, s’kemi lekë. Edhe mamaja thoshte unë do shkoj të punoj në zetor me burrat dhe vajza ime do shkojë në shkollë. Dhe unë i thashë mamasë nëse unë nuk do shkoj në lice unë do mbytem në lumin e Bistricës.

Pranvera Borakaj: Ishte dëshirë shumë e madhe.

Irini Qirjako: Shumë, shumë e madhe.

Pranvera Borakaj: Edhe për të përballuar një jetesë krejt tjetër nga ajo e një familjeje të madhe, me vëllezër, me motra për të nisur një jetë krejt tjetër vetëm se pasioni ishte kaq i madh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irini Qirjako: Pasioni ishte shumë i madh, ishte talenti brenda meje që vlonte, ziente talenti.

Pranvera Borakaj: Si ishin vitet në lice?

Irini Qirjako: Vite shumë të bukura. Sa të bukura! Vitet e shkollës së mesme janë vitet më të bukura. Kasha shoqe Polikseni Çaçin, ajo ishte në kanto. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";