Ka disa ditë që në mediat e huaja po përflitet për një krisje të marrëdhënies së Kim Kardashian me Kanye West.

E teksa të gjithë po mendonin se ata janë drejt divorcit, ylli televiziv bën një postim që i hedh poshtë të gjitha thashethemet.

Femra më seksi në botë ka publikuar një foto ku shfaqet me partnerin reper, ndërsa i uron shumë ëmbël ditëlindjen atij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gëzuar ditëlindjen mbreti im”, shkruan Kim në postimin në “Instagram”. Kujtojmë e jo më larg se javën e kaluar u bë me dije se edhe pse jetojnë në të njëjtën shtëpi, ata nuk shihen fare dhe secili sheh punën e vet.

Madje, “The Sun” shkruante se Kim Kardashian po mendon që të largohet nga shtëpia dhe çifti të jetojnë të ndarë.

Por postimi i fundit mund të merret si reagimi i vetëm i Kim për këto fjalë! Ajo shfaqet e lumtur në krahët e reperit dhe kjo na bën të mendojmë se gjërat mes tyre mund të jenë rregulluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";