Jeta e saj personale ka krijuar gjithmonë një interes të madh për publikun. Si një nënë e divorcuar e tre fëmijëve, Arjola Demiri ka folur gjithmonë hapur për sfidat që jeta i ka servirur.

E ftuar ditën e sotme në “Living Room”, moderatorja Brunilda Lahe e ka pyetur aktoren nëse e sheh një opsion për tu martuar sërish.

“Jo. Jam shumë e plotësuar, jam shumë e lumtur. Ndonjëherë familja perfekte është nëna dhe fëmijët e saj. Unë dhe fëmijët e mi jemi familja perfekte”, shprehet aktorja./vizionplus.tv