Në Izrael ka nisur një peticion që kërkon që këngët e Dua Lipës mos të jepen më në radio.
Ky peticion nisi pasi këngëtarja e famshme bëri në rrjetet sociale një postim anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera.
Bëhet e ditur se mbi 3000 persona kanë firmosur peticionin.
“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkruan organizata ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave.
Ndërkohë postimi i Dua Lipës që nuk u prit aspak mirë nga izraelitët është: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë snajperi në stomakun e saj që lexon “1 të shtëna dy vrasje”.