Këngëtarja e njohur, Valbona Mema, ka folur së fundmi rreth arsyeve se pse nuk është martuar kurrë pas vdekjes së bashkëshortit të saj 20 vite më parë.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ajo tregoi me shumë nostalgji për dashurinë e saj. Gjatë bisedës në studio, Valbona u shpreh se është përjetësisht e dashuruar me bashkëshortin me të cilin meritonte të jetonte një jetë të gjatë e të lumtur.

Kur moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, e pyeti Valbonën se përse ka zgjedhur të jetojë vetëm, ajo u përgjigj: “Jo se unë e kam zgjedhur, por unë jetoj me të, nuk jam vetëm. Unë jetoj me dashurinë e tij, jetoj me gjithçka që ai mua më ka dhënë sepse vërtet kanë kaluar 20 vite, por mua më duket sikur e ka vetëm një 5-minutsh që mua më ka ikur, nuk është sikur ka 20 vite. Domethënë e dashuruar në përjetësi. Domethënë që unë nuk e meritoja, as ai nuk e meritonte. Ne e meritonim të jetonim të dy të lumtur. Pavarësisht se gjysma ime nuk është e lumtur, unë jam e lumtur për fëmijët e mi. Jam treguar shumë e fortë, nuk nxjerr asnjëherë lot para tyre, por thjesht i jap kurajo, sepse unë kjo jam, kam forcë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që fliste për dashurinë e madhe që ndjen për Sokolin, në sfond u vu kënga e saj e titulluar “Brenga” e publikuar në vitin 2003, të cilën ia ka dedikuar atij.

Valbona Mema u përlot në studio, ndërsa tregoi edhe historinë e këngës: “Këtë këngë e kam nxjerrë në vitin 2003. Është një këngë që nuk e nxora dot në albumin e parë sepse Sokoli nuk e arriti dot, deri në momentin që do e promovoja si album dhe nuk doja ta lëndoja që ta këndoja këtë brengë sepse asnjëherë nuk kam jetuar me frikën që një ditë do më ikte, por në albumin e dytë të 2003 direkt doli “Brenga”. Kjo është një këngë shumë e madhe, me një tekst të Jorgo Papingjit, ka shkruar historinë e jetës sime. Sokoli ka qenqë shtylla e karrierës sime, ka qenë mësuesi im. Ai ka lindur me muzikën dhe kur ka qenë në një emision, “Porta e Fatit”, tha kam dy fëmije dhe muzika është fëmija im i tretë. Ishte muzikanti, që më mori, më mësoi”.