Përflitet se janë bashkë, por ky koment i Arilena Arës për menaxherin e saj na hutoi të gjithëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përflitet se janë bashkë, por ky koment i Arilena Arës për menaxherin e saj na hutoi të gjithëve

Lart e poshtë thuhet se Arilena Ara dhe menaxheri i saj janë në një lidhje dashurie.

 

Ndërkohë postimi i fundit i këngëtares, e bëri sërish lëmsh të gjithë rrjetin. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet duke e puthur në faqe Popin, krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun të cilin me krenari me thërras Baba”, shkroi Arilena dhe me siguri që të gjithë fansat e dyshes janë zhgënjyer nga kjo deklaratë e saj.

Advertisement

Kujtojmë se Arilena e humbi babain në një moshë mjaft të vogël, të cilin e kujton herë pas here dhe emocionohet sa herë që i flasin për të.

 

Mos vallë kjo deklaratë e këngëtares për një njeri aq të rëndësishëm sa  ç’është babai erdhi për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjithë zërave për një lidhje të mundshme saj dhe Popit?

Advertisement

 

Ndonëse për romancën e tyre flitej prej kohësh ata nuk na e kanë konfirmuar vetë diçka të tillë, ndërkohë festa e ditëlindjes së Arilenës para disa kohësh u mor si nata kur çifti zyrtarizoi lidhjen.

 

Popi ishte edhe organizatori i festës përrallore, teksa  u kujdes edhe që t’i bënte një super urim Arilenës në Instagram, duke shkruar ‘Happy Birthday Kido, trashëgimia ime e përjetshme!’.

Advertisement

 

Në festë ishin mbledhur njerëzit më të afërt të Arilenës, njëkohësisht edhe figura të njohura dhe si duket nuk ka munguar as e ëma e këngëtares. Kjo e fundit ka ndau disa foto me motrat, nënën dhe Popin, duke shkruar “E bekuar dhe falenderuese për familjen time”./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy