Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ende e freskët pas daljes nga “Ferma VIP” ka bërë një rrëfim të ndjerë në “ZëmeMirën” Podcast.

Ajo tregon sesi ka reaguar kur partnerja e Alban Hoxhës u nda nga jeta pas lindjes së djalit. Histori të tilla bëhen automatikisht publike për shkak të sensitivitetit dhe pasqyrohen në media. Edhe Çiljeta e lexoi diku lajmin në atë kohë. Nuk njihte asnjërin prej tyre, por e mban mend mirë ndjesinë që pati.

Kur ka ndodhur historia e Albanit, mbaj mend që kam lexuar gazetat dhe nuk e njihja fare Albanin. Nuk e kisha haberin kush ishte, se nuk marr vesh fare nga sporti. Isha tek parukeria e mamit. Kam ndjerë një dhimbje shpirtëore. Kam marrë një cigare në dorë dhe kam thënë: Po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajze. Është për tu habitur se si pas një viti e gjysëm Zoti na takoi krejt rastësisht. Është një gjë që ke shprehur nga dhimbja e shpirtit dhe Zoti e ka dëgjuar e na ka bashkuar.”, tregoi Çiljeta, për kohën kur nuk e dinte se ajo grua kishte sjellë në jetë djalin e saj të vogël, Bekon që do ta rriste me shumë dashuri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";