
Prej disa vitesh, dy modelet e njohura Adrola Dushi dhe Kristina Baki, ruajnë një shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën.
Dy bukuroshet janë bërë mikesha zemre dhe ndajnë gjithçka së bashku, madje ngjasojnë aq shumë sa dhe duken edhe si motra!
Për 8 vite të shtrenjta shoqëri së bashku, dy modelet gjetën tatuazhin perfekt “matchy-matchy”, të cilin e realizuan një ditë më parë.
Advertisement
Adrola dhe Kristina kanë shkruar në krahun e tyre vitin e njohjes, 2012, atëherë kur nisi edhe shoqëria e fortë mes tyre.
Kështu, Adrola dhe Kristina e kanë gdhendur përjetë në lëkurë njëra-tjetrën, duke bërë edhe njëfarë “premtimi” se do të jenë shoqe gjithmonë.