Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka treguar së fundmi ambientët e shtëpisë së saj luksoze.
Në një rrëfim për emisionin “Prive”, ajo ka treguar se si po e kalon kohën gjatë periudhës së izolimit si pasojë e pandemisë koronavirus.
Big Mama nuk ka nguruar që të tregojë çdo cep, duke filluar nga dhoma e gjumit e deri te kuzhina. Këngëtarja ka treguar se ka tre mënyra për të kaluar kohën në shtëpi: pastron, gatuan dhe hekuros rrobat.
Advertisement
Po ashtu ajo ka treguar se i pëlqen të shohë seriale turke dhe ka parë shumë gjatë pandemisë. Big Mama ka hapur dhe dyert e gardërobës e cila është e mbushur plot me rroba.