Me një foto familjare në llogarinë e tij në Instagram, John Travolta ka uruar për vitin e ri. Aktori 70-vjeçar pozon në sfondin e pyllit të bredhit, duke përqafuar vajzën e tij 24-vjeçare , Ella-n , dhe djalin e tij 14-vjeçar , Benin . Mungesa e gruas dhe nënës së fëmijëve të tij, Kelly Preston , e cila u nda nga jeta katër vite më parë pas betejës së saj me kancerin e gjirit, mbetet jehonë.
John Travolta dhe Kelly Preston u takuan në vitin 1987 në setin e filmit. Ata u martuan në viti 1991 dhe kishin tre fëmijë së bashku. Jett , Ella Blue dhe Benjamin .
Jett ndërroi jetë në vitin 2009 kur ishte vetëm 16 vjeç. Një aksident që pati në vaskën e një shtëpie që po vizitonin si familje i kushtoi atij jetën.
Fjala e infermieres që ka parë aktorin t’i japë lamtumirën të birit janë shokuese edhe sot. “ Nuk do ta harroj kurrë atë ditë. E pashë duke përqafuar djalin e tij, duke e puthur dhe duke i thënë se e donte dhe bëri gjithçka që mundi. E pashë dashurinë në sytë e tij. Ai e puthi fëmijën e tij dhe më pas u kthye nga ne, na përqafoi dhe na tha se kemi bërë një punë shumë të mirë .’
AdvertisementView this post on InstagramA post shared by John Travolta (@johntravolta)
Disa vite më vonë, dhe konkretisht në vitin 2020 , ndërroi jetë edhe Kelly Preston , pasi u diagnostikua me kancer gjiri dhe iu nënshtrua trajtimeve për dy vite. Gruaja e John Travolta ishte vetëm 57 vjeç dhe la pas burrin dhe dy fëmijët e tyre më të vegjël.
Ylli i Hollivudit u shkatërrua gjithashtu nga humbja e gruas dhe shoqes së tij për gati tre dekada. Në një prononcim në Instagram, ai ka konfirmuar vdekjen e saj dhe ka falënderuar ekipin mjekësor që i ka qëndruar në krah. Ajo vetë kishte zgjedhur ta bënte betejën e saj larg syrit të publikut ./vizionplus.tv