Ndarja e tyre bëri bujë mediatike, por tashmë Egla Harxhi zbulon zyrtarisht se ajo dhe Aleksandri janë rikthyer sëbashku. E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, modelja shprehu se pandemia i bëri të kuptojnë rëndësinë që kanë për njëri -tjetrin dhe se ishte pikërisht Aleksandri që e hodhi hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.

“Po, ishte ai që e kërkoi I pari. Pastaj erdhi natyrshëm. Që në momentin e parë që folëm, çdo gjë e kishim hedhur pas krahëve dhe e filluam nga e para.”Kam përshtypjen që dhe kjo pandemia,sfidat që kemi kaluar si partnerë. Jemi krahë njëri- tjetrit. Vërtet ka bërë bujë ndarja, kriza, problemet, por në fund të ditës nuk ka një marrëdhënie pa konflikte. A-ja është komunikimi. U ulëm në tavolinë, sqaruam çdo gjë, dhe na ka bërë më të forte”, u shpreh modelja

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi për trekëndëshin e thyer të dashurisë, dhe nëse do e tentojnë sërish diçka të tillë, Egla u shpreh se tashmë ai është një kapitull I mbyllur.

“Po, nuk ka person të tretë. Nuk do të ketë. Është mbyllur ai kapitull. Lidhur me çfarë kemi bërë unë kam qenë gjithmon transparente. Nuk besoj te jeta e fshehtë. Por gjerat evulojnë, prioritetet ndryshojnë. Të tre bashkë me Luxin, për të vazhduar planet e të ardhmes “, përfundoi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pas lidhjes treshe pendohet Egla Harxhi? Modelja: Nuk ka të tretë,Aleksandri e hodhi hapin e parë… appeared first on Vizion Plus.