Eddie Murphy dhe Paige Butcher u martuan pas gjashtë vitesh fejesë. Sipas burimeve të afërta nga People, çifti shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Anguilla të martën, më 9 korrik.

Të pranishëm në ceremoninë e veçantë ishin vetëm të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Nusja kishte zgjedhur një fustan mahnitës nga Mira Zwillinger, ndërsa aktori 63-vjeçar është shfaqur i veshur me një kostum të bardhë. Kjo ishte martesa e dytë për Murphy, i cili më parë ishte martuar me Nicole Mitchell Murphy.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2012 dhe mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Izzy, në vitin 2016. Dy vjet më vonë, në vitin 2018, dy muaj pas fejesës së tyre, lindi fëmija i dytë, Max.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Murphy ka gjithsej dhjetë fëmijë. Përveç të dyve që ka me gruan e tij, ai është edhe prind i Eric, Christian, Miles Mitchell, Bria, Sain Audra, Bella Zara, Zola Ivy dhe Angel Iris.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";