
Prej disa ditësh, ylli televiziv Khloe Kardashian, është në qendër të vëmendjes, pasi fansat e saj kanë vënë re një ndryshim në fytyrën e saj.
Në disa poza të publikuara në profilin e saj në “Instagram”, ndjekësit thuajse nuk e njohën se ishte ajo.
Shumë prej tyre e akuzuan për photoshop dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe në postimin e fundit të Khloe-s.
Madje dikush e ka pyetur pikërisht për faktin pse duket ndryshe në të gjitha fotot e saj.
35-vjeçarja ka vendosur s’i rrallëherë të përgjigjet, madje ka kthyer një përgjigje ironike:
“Nga transplanti i përjavshëm i fytyrës, dihet”- thotë ajo, duke pretenduar kështu se nuk bën photoshop.
Megjithatë, në rrjet vazhdojnë të qarkullojnë foto të ndryshimit të madh të Khloe-s që prej fillimeve të saj e deri më sot, ku ndërhyrjet janë mëse të dukshme.