Ish-i dashuri i Diana-s, Hasnat Khan ka thyer heshtjen duke zbuluar se si gazetari ‘dinak’ Martin Bashir i mbushi mendjen princeshës në intervistën nga BBC.
Z. Khan tha se reporteri i BBC ‘i mbushi kokën me mbeturina’ aq sa edhe Princi William, atëherë një adoleshent, e paralajmëroi : ‘Mami, ai nuk është një person i mirë.’
Vëllai i Dianës, Earl Spencer, pretendon ende se Bashiri përdori mashtrimin, duke pretenduar se mbretër të vjetër dhe oborrtarë e tradhtuan Dianën duke i treguar gazetarit se cilat ishin pikat e dobëta të Dianës me të cilat ai mund ta manipulonte.
Z. Khan, kirurgu i zemrës i lindur në Pakistan, i quajtur ‘Mr Wonderful’ nga Diana gjatë marrëdhënies së tyre intensive dy-vjeçare, ishte i dashuri i saj gjatë gjithë periudhës në fjalë. Ai i tha “Mail: se Bashir ‘manipuloi’ princeshën, duke shtuar: ‘Ai ishte një njeri dinak.’ Ai gjithashtu zbuloi se:
Ishte Princi William, atëherë vetëm 13 vjeç, i cili më në fund e bindi nënën e tij të ndërpresë lidhjet me Bashirin.
Z. Khan, 62 vjeç, tani një kirurg konsulent në Spitalet e Universitetit Basildon dhe Thurrock në Essex, tha se ai u kontaktua nga një i njohur i përbashkët i tij dhe Bashirit në atë kohë që u bë dhe intervista me dianën, disa javë më vonë pasi ishte transmetuar gjithçka.
Z. Khan tha se miku i kishte telefonuar dhe tha se e njihte Martin Bashirin dhe se ishte nën shumë stres. “Më tha se ishte një njeri i mirë por ishte shumë i dëshpëruar dhe se donte t’i kërkonte një nder : a do të flisja me Bashirin?
“Mendoj se ideja ishte që unë të thosha diçka për Dianën. Unë nuk mund ta bëja. ”
Romanca e Z. Khan me Dianën filloi në 1995 – vetëm disa javë para intervistës me Panorama – dhe vazhdoi deri në verën e 1997, duke përfunduar pak para përplasjes fatale të princeshës në gusht./ Living