Pasi i dha fund martesës aktorja e famshme turke, Tuba Buyukustun, nisi një lidhje të re me producentin Umut Evirgen.
Lidhja e tyre e dashurisë zgjati plot 3 vite, e duket se tashmë gjithçka ka mbaruar.
Sipas mediave turke, Tuba dhe Umut nuk janë më bashkë. Thuhet se shkak për këtë është bërë fakti që producenti kishte ftuar në shtëpi disa vajza.
Bëhet fjalë për prezantuesen turke Defne Samyeli dhe dy vajzat e saj.
Mediat turke shkruajnë se kanë qenë vajzat e prezantueses, ato që kanë publikuar foto nga shtëpia e partnerit të Tuba-s.
Duket se aktorja e dashur për publikun është tepër xheloze për partnerin e saj dhe i ka dhënë fund lidhjes pas 3-viteve bashkë.
Por deri tani, asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar dhe fansat janë ende në pritje të një sqarimi nga çifti.