
Këngëtarja e dashur për publikun, Juliana Pasha, është kujdesur që të mbajë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private.
Edhe pse e dime se ajo është e martuar me një muzikant, më saktësisht me kitaristin Altin Llakaj.
Juliana dhe Altini janë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi veç shtëpisë ndajnë edhe punën.
Altini është pjesë e orkestrës që shoqëron gjatë performancave live këngëtaren.
Por së fundmi, Juliana ka bërë një dedikim publik për dashurinë e saj. Pasha i ka uruar partnerit ditëlindjen me fjalët më të ëmbla krahas fotos së tij të publikuar në llogarinë e saj.
“Dashuria ime! Gëzuar ditën e lindjes! Zoti na bekoftë çdo ditë, siç na ka bekuar kur u lidhëm së bashku! U bëfsh 100 vjeç!”- janë fjalët e këngëtares për bashkëshortin që ka 13 vite e martuar.