Moderatorja Luana Vjollca ka mohuar kategorikisht deklaratën e Danela Shimës në Ferma Club, ku u shpreh se letra e mbërritur në Fermë nuk ishte nga partneri i saj, por nga shoqja.

Luana Vjollca deklaroi se historia e vërtetë është ashtu siç u pasqyrua në prime e Ferma VIP.

Moderatorja theksoi se letra ka mbërritur në redaksinë e Ferma VIP nga partneri i Danelës, duke shtuar se vetë ai ka kërkuar dhe ka dashur me këmbëngulje që ai mesazh t’i jepej fermeres.

“Danelën e dëgjova tek Ferma Club që iu referua historisë si e pavërtetë. Si dhe duke shtrembëruar të vërtetën, që sikur ishte në fakt nga shoqja e saj. Unë e them sot me plot gojën që nuk është absolutisht e vërtetë. Historia është ashtu siç u deklarua në prime tonë. Numri i telefonit të djalit dhe personi është dhënë vetë nga Danela në redaksinë tonë, para se të futej në fermë. Dhe është i njëjti person që ka ardhur ka komunikuar dhe ka dashur me këmbëngulje që ai mesazh t’i jepej Danelës”, tha moderatorja Luana Vjollca.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 Deklarata e Danelës në Ferma Club: U mërzita atë natë që erdhi mesazhi anonim. Por as nuk e dija. Ishte bërë nga shoqja ime, për të më ngacmuar. Më ka ngrirë gjakun, më ka prish terezinë. Unë e kam të dashurin akoma dhe nuk jemi ndarë. Shoqja ime e ka si vëlla. Ne nuk kemi asnjë problem me njëri-tjetrin.

O më erdhi mua lajmi bombë, o askujt. E bënë për arsye loje. Unë nuk kisha nevojë për atë vëmendje.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";