Paris Hilton do bëhet nënë me metodën “In Vitro”, tregon pse ka marrë këtë vendim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paris Hilton do bëhet nënë me metodën “In Vitro”, tregon pse ka marrë këtë vendim

Paris Hilton ka ndërmend të zgjerojë familjen dhe ka nisur fkeondimin in vitro (IVF), siç ka zbuluar këtë të martë në “The Trend Reporter” me Mara podcast.

Trashëgimtarja 39-vjeçare dhe i dashuri i saj Carter Reum treguan se ajo po i nënshtrohej metodës IVF sepse ishte mënyra e vetme për t’u siguruar që mund të kishte dy binjakë ‘që janë një djalë dhe një vajzë’.

“Ne kemi zgjedhur metodën IVF, kështu që unë mund të zgjedh binjakë nëse më pëlqen”, tregoi Hilton duke iu referuar mikeshës së saj Kim Kardashian e cila u bë me dy fëmijë përmes nënave surrogate. ‘Ishte ajo që ma tha këtë, pasi unë nuk e dija. Jam e lumtur që ma dha atë këshillë dhe më prezantoi me mjekun e saj”, tha Hilton./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy