Ngjyrat e flamurit shqiptar u ngjitën në 12 maj në skenën e Miss Universe nga Paola Mehmetuka, e cila debutoi me veshje me elementë kombëtarë.
Veshjet kishin marrë “bekimin” e stilistes së njohur, Enada at’Nikolla dhe Mehmetuka shkëlqeu me një pelerinë të kuqe dhe kostum me gurë, i emërtuar “Mbretëresha e tokës dhe qiejve”.
Advertisement
Kosova u përfaqësua denjësisht nga bukuroshja Blerta Veseli. Gjysmëfinalja e Miss Universe në Miami mbahet me 14 maj.
Më e bukura ndër garueset e Miss Universe zgjidhet më 16 maj. Në datat 8-9 korrik do të transmetohet edhe në “Vizion Plus”.
Advertisement