Që në daljen e saj të parë në publik, ajo është cilësuar si një femër shumë tërheqëse dhe seksi.
Është fjala për këngëtaren e njohur, Çiljeta Xhilaga, e cila ditën e sotme ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Gjatë bisedës me moderatoren Bieta Sulo, ajo zbuloi se si e ka kaluar kohën gjatë kësaj periudhe të karantinës.
Çiljeta u shpreh se nuk e kishte shumë problem qëndrimin në shtëpi, pasi nuk është se i pëlqen shumë të dalë.
Ndërsa kur Bieta e pyeti për punët e shtëpisë, këngëtarja e njohur u shpreh duke qeshur: “Palosjen e rrobave e kam pak siklet, pjesën tjetër e bëj me qejf. Sa kam larë enët në këto javë, nuk kam larë gjatë gjithë jetës sime”.
Gjithashtu Xhilaga u shpreh se gjatë këtyre ditëve në izolim ka një problem si çdo femër tjetër. Ka shtuar plot 6 kilogramë.
“Jam shëdoshur shumë këto dy muaj, kam shtuar 6 kilogramë. Por gjatë muajit të Ramazanit kam ndryshuar paksa. Fle ditën dhe rri zgjuar natën” tha këngëtarja.
Ndërsa duke folur për të birin, Fernandon, Çiljeta tha se ai merrej me mësimet dhe luante.
“Fernandon e kam patur gjithmonë pranë vetes, nëpër festival apo intervista. Sot nuk donte të vinte, donte të luante me shokët. Komunikimin e kemi si shok, është një fëmijë i dashur. Vjen e më puth në çdo moment”, tha ajo,