Jemi mësuar që reperen me famë botërore, Cardi B, ta shohim gjithmonë të kuruar në çdo detaj në daljet e saj publike.
Por së fundmi, ajo ka vendosur që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet pa asnjë pikë makijazhi në fytyrë dhe me flokët e saj origjinalë.
“Ok njerëz, kështu janë me të vërtetë flokët e mi. Kjo është struktura ime e flokëve”, ka shkruar Cardi B sipër imazheve.
Ndërkohë në pozat në fjalë, reperja e famshme shfaqet me bikini të bardhë, dhe në një dukjen tërësisht natyrale. Nga ana tjetër, pati fansa që e përgëzuan për format e saj trupore dhe të tjerë që i lanë komente negative.
Cardi njihet si një nga personazhet më me pa komplekse e që gjithmonë thotë atë që ndjen, ndaj një foto e tillë pritej nga ana e saj.