Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka “djegur” rrjetin me disa poza shumë seksi e provokuese që ka postuar në profilin e saj në “Instagram”.
Në një foto, ajo shfaqet e veshur me një body transparent e ulur në shkallë. Në gojë mban një cigare, ndërsa shfaqet duke prerë disa limonë.
Poza e saj si gjithmonë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Por ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen ka qenë pikërisht komenti që i ka lënë partneri i saj, Eros Grezda.
“My limonade”, i shkruan futbollisti i njohur, të cilit modelja seksi i ka kthyer menjëherë përgjigje: “My”.
Eros dhe Oriola kanë kohë që janë në një lidhje, por vetëm pak javë më parë vendosën që ta bënin publike. Ndërkohë çifti ka kaluar bashkë edhe kohën e izolimit për shkak të Covid-19.