Prej disa javësh u përfol se këngëtarja e njohur, Olta Boka, është në pritje të ëmbël. Por tani lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo.
Duke postuar disa fotografi mjaft të ëmbla me barkun e rrumbullakosur, Olta ka zbuluar edhe gjininë e bebit.
Këngëtarja shfaqet e veshur një fustan rozë dhe jo më kot ka zgjedhur ngjyrën rozë, për të cilën thotë se është ngjyra e saj prej 9-muajsh.
“Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze . Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme”., shkruan ajo krahas fotove që kanë marrë mijëra pëlqime dhe qindra urime.
Pra Olta është në muajin e 9 dhe në pritje të një vajze me partnerin e saj Ivin. Por surpriza nuk mbaron me kaq, pasi këngëtarja shfaqet me një unazë në gishtin e fejesës.
Olta është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, dhe ndoshta këngëtarja mund të ketë marrë atë propozimin e famshëm, ose mund të ketë bërë edhe celebrimin.