
Familja eshte aseti më i çmuar i Sabri Fejzullahut dhe nuk i ka fshehur kurrë nga syte e publikut. Këngëtari bën herë pas herë dedikime romantike për partneren e tij të jetës. Këtë herë jo pa shkas.
Çifti feston 40-vjetorin e martesës dhe Sabriu ka ndarë një foto të Nerës në fillimet e tyre.
“E bukur e me virtyte të larta njerëzore ishe kur kurorëzuam dashurinë para 40 viteve. Dhe e njëjta mbete o dashuri e imja pa mbarim”, shkruan Sabri Fejzullahu.
/vizionplus.tv
Advertisement