Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës së saj personale.
Në rrjetet sociale, ajo posto vetëm foto apo video të saj. E madje së fundmi, Leonora i ka habitur ndjekësit e saj kur është shfaqur me një look krejtësisht të ri.
Pavarësisht se këngëtarja nuk u largua asnjëherë nga nuancat e biondes, ajo ka zgjedhur të qëndrojë më shumë tek ngjyra e mjaltit dhe me rrënjë më të errëta.
Me pamjen e re, Leonora shfaqet krejtësisht bjonde, dhe si gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e fansave të cilët e kanë komplimentuar menjëherë për hijeshinë, duke theksuar se duket mjaft bukur.
Ndërsa nga ana tjetër, ka kaluar kohë nga projekti i fundit i këngëtares, e nuk dihet nëse Jakupi po punon për të sjellë diçka të re këtë verë.