Këngëtarja e njohur Maya po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj private. Ajo është në proces divorci me bashkëshortin, babain e djalit të saj.
Por ky nuk ka qenë një divorc i zakonshëm, pasi materiale nga debati mes tyre u bënë publike dhe çështja mori një bujë të madhe publike.
E ftuar sot në Living Room, moderatorja Brunilda Lahe pyeti Mayën se si po shkon divorci.
“Nuk shkon asgjë mirë! Unë po mundohem ti ruaj energjitë e mia për vete, për djalin dhe për punën. Po bëj më të mirën e mundshme për të marrë sa më pak energji negative. Ndonëse u përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sëpsë është flori. Po flas në përgjithësi, sepse do vi një moment që do flas shumë në veçanti, por ai moment nuk ka ardhur akoma“, u përgjigj Maya.
Ndërkohë këngëtarja u shpreh shumë e zhgënyer nga televizione të caktuara që kanë marrë deklarata nga “armiqtë” e saj në këtë situatë dhe i kanë përdorur duke ulur figurën e artistes.
“Dikush si person privat mund të shkojë dhe të dërdëllisë aty, por nuk mund të nxjerrin gjëra të pa thëna nga unë dhe pa dalë unë kurrë me një deklaratë. Unë i dash botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim përsa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq“, përfundoi këngëtarja./vizionplus.tv