Balerina e famshme shqiptare Isida Mollaymeri është bërë nostalgjike në rrjetin e saj social instagram dhe ka ndarë me ndjekësit një foto nga vogëlia.
Më shumë sesa diferenca në vite nga atëherë në sot, bie në sy fakti se sa pak ka ndryshuar balerina me vitet. Flokët, forma e fytyrës, buzëqeshja dhe çiltërsia janë të njëjtat si ato të 35 viteve më parë.
Fotoja që Isida ka ndarë në instastory me ndjekësit e saj është e vitit 1989, të cilën e ka mbivendosur në foton që e ka realizuar në 2024-ën.
Advertisement