Së fundmi me anë të postimeve në Instagram Almeda Abazi është shprehur se së bashku me djalin i saj, Efehan, i janë nënshtruar testit për koronavirus, pasi kishte shfaqur disa shqetësime. Bukuroshja është shprehur se fatmirësisht në testin që i janë nënshtruar kanë rezultuar negativë.
“Uroj që të gjithë të jeni mirë! Siç mund ta kuptoni edhe nga zëri, unë nuk jam edhe aq mirë. Prej tre ditësh po kaloj një grip bashkë me Efehanin. Nuk ndihemi mirë, por po e kalojmë. Gjatë kësaj periudhe është normale, sepse koha ndryshon dhe ftohemi. Por, për shkak të frikës nga virusi, bëmë menjëherë -testin dhe rezultati ishte negativ. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” , rrëfeu Almeda./ Living
The post “Nuk ndiehem mirë”/ Almeda Abazi dhe djali i saj i nënshtrohen testit për COVID appeared first on Vizion Plus.