Këngëtari nga Kosova, Labinot Rexha, foli në emisionin “Vizioni i Pasdites” lidhur me jetën e tij personale, profesionale dhe sfidat që ka hasur ndër vite.

Në intervistën e tij për moderatoren Brikena Prifti, këngëtari rrëfeu dhe një histori interesante nga familja e tij. Rexha tha se për 5 vite nuk ka folur me motrën, pasi nuk ishte dakord me martesën e saj me një shtetas të huaj afro-zvicerian. Ai tha se kur pa lumturinë në fytyrën e motrës  pranoi martesën dhe kunatin e huaj, për te cilin ka shumë respekt.

Labinot Rexha: Motra ime u martua me një të huaj në Zvicër dhe unë nuk  i kam folur me gojë për pesë vite. Motra u dashurua me një afrikan-zvicerian, ai është djalë shumë i mirë, por mu më ka pengu se unë e doja shqiptar. Nuk e pranoja dot, por sigurisht që për mua ka rëndësi lumturia e motrës time .Kam lexuar shumë në Kuran, Bibël dhe Zoti nuk ka ngjyrë. Kur pashë që motra është e lumtur e kam pranuar, unë vdes për motrën time. Rëndësi ka që motra të jetë e lumtur. Motra ime ka një gocë dhe një djalë. Desha ta martoja me një shqiptar siç i kemi ne adetet, por fati deshi ndryshe. Kunati është shumë çun i mirë dhe shumë i respektuar./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";