Pas lirimit të masave strikte të marra për parandalimin e Covid-19, Luana Vjollca, ka nisur menjëherë punën. Përmes postimeve në rrjetet sociale, moderatorja e njohur ka zbuluar se po merret me disa projekte të reja, por pa thënë se për çfarë bëhet fjalë.
Ditën e sotme, bukuroshja ka ndarë me 1.8 milionë ndjekësit në “Instagram” dy poza ku shfaqet në super formë. Në fotot në fjalë, ajo shfaqet e veshur me një kostum të zi dhe në kokë mban një shami rozë.
“Historia e viteve ’60 nuk është shkruar akoma…”, shkruan Luana në fotot që vetëm në pak minuta kanë marrë me mijëra pëlqime. E si gjithmonë fansat e saj nuk kanë ngurruar që ta mbushin me komplimente.
Advertisement