Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj se turneu i paralajmëruar në Evropë, do të shtyhet.
Ajo e konsideroi të pamundur mbajtjen e turneut, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Turneu do të shtyhet për në shtator dhe tetor të vitit 2021, ndërsa do të mbahen në shumë kryeqytete e qytete të mëdha evropiane.
Ndër të tjera, kengëtarja ka lajmëruar fansat që të mbajnë biletat e rezervuara, pasi vlejnë edhe për koncertet e radhës.
Advertisement