Fotografitë e bëra në nisje të karrierës së ikonës së kinematografisë amerikane dhe botërore Marilyn Monroe kanë dalë në ankand.
Shumica e tyre u shkrepën nga André de Dienes, në vitin 1945. Fotografi hungarez ishte i njohur për bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm me aktoren e njohur dhe seks simbolin amerikan.
Duhet thënë se fotografitë e bëra nga fotografi për Monroe-n janë të rralla. Bëhet fjalë për imazhe fantastike të aktores, e cila sapo kishte nisur të ngjiste shkallët e karrierës, dhe koleksionistët kanë një interes shumë të madh për to.
Advertisement
Oferta fillestare në ankand për secilën nga fotot nis nga 1 mijë dollarë, përveç një fotoje mjaft speciale, ku Monroe shfaqet toples. Për këtë, oferta nis nga 4 mijë dollarë.