Muajin e kaluar, Olta Gixhari vendosi që të ndante me fansat e saj lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël.
Teksa qëndon në Spanjë me partnerin, aktorja e njohur ndan herë pas here në “Instagram” foto apo video të ndryshme.
Olta ka publikuar vetëm një herë foto me partnerin, por duke mos i treguar portretin, pasi ai nuk dëshiron që të jetë person publik.
Advertisement
Por kjo nuk e ndal Gixharin që me ndjekësit në “Instagram” të ndajë foto ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Një ditë më parë, Olta ka marrë vëmendjen e rrjetit me një foto ku shfaqet me rroba banje dhe tregon barkun e rrumbullakosur që i është rritur shumë.
Ajo ka pozuar përpara pasqyrës dhe e themi me plot gojën se duket një bishë e vërtetë dhe mami më seksi që na kanë zënë sytë!
Advertisement