
Ajo është padyshim një nga këngëtaret më seksi shqiptare. Është fjala për Zaimina Vasjarin, e cila që në fillimet e karrierës së saj, ka spikatur për bukurinë dhe format perfekte trupore.
Këngëtarja është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron që të ekspozojë linjat e saj, që ia kanë zili shumë vajza.
Së fundmi, Zaimina ka nisur pushimet dhe nuk ka lënë pa ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa momente të bukura. E veshur me bikini ngjyrë rozë, teksa pozon në një jaht luksoz, bukuroshja shqiptare ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen e të gjithëve.
Advertisement
“Më në fund pushime”, ka shkruar ajo krahas fotove, që kanë marrë qindra komente pozitive nga miqtë dhe fansat e saj, të cilët i kanë vënë në pah se është një mama shumë seksi.