Nicola Peltz Beckham shoqërohet nga Victoria Beckham në premierën e filmit “Lola”; Si ju duket një marrëdhënie e tillë nuse-vjehrrë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nicola Peltz Beckham shoqërohet nga Victoria Beckham në premierën e filmit “Lola”; Si ju duket një marrëdhënie e tillë nuse-vjehrrë?

Aktorja bukuroshe Nicola Peltz Beckham, ka qenë e pranishme në debutimin e filmit ku ka marrë pjesë, të titulluar “Lola”, një moment historik ky jo vetëm për 29- vjeçaren, por edhe për të gjithë familjen Beckham.

Ashtu siç i ka hije me njëra-tjetrën, sigurisht që edhe në këtë moment kaq të rëndësishëm nuk mund të mungonte mbështetja vjehrrës së saj, Victoria Beckham dhe fjalët e bukura. Ylli i botës së modës ka mbështetur nusen e djalit dhe djemtë Brooklyn dhe Cruz Beckham të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në atë debutim.
“Nuk mund të jemi më krenarë për ty! Urime për filmin tënd të pabesueshëm, Lola. zyrtarisht në kinema më 9 shkurt! Puthje xx”, ka shkruar Victoria.

Me shijen që asnjëherë nuk i mungon, sidomos kur pas saj ka një person që është aleati më i besueshmë i modës, Nicola mbante veshur një bluzë të bardhë korse me rripa të trashë në supe, një palë pantallona të bardha me bel të shkurtër dhe çizme të fshehura nën pantallonë.

Ndërsa Victoria kishte zgjedhur një kostum klasik në blu të errët, të kombinuar më një palë taka te zeza, stileto dhe flokët e lëshuara.

Advertisement

Është për tu theksuar se marrëdhënia e dyshes nuse-vjehrrë është vërtetë nga ato për t’u pasur zili, pasi në çdo dalje të tyre vërehet një harmoni e jashtëzakonshme./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy