Moderatorja bukuroshe, Einxhel Shkira, i ka lënë pa fjalë fansat teksa në “Instastory” ka postuar një fotografi ku tregon se sa shumë i ngjan Angelina Jolie.
Ajo postoi një foto ku shfaqej me flokët e kapura dhe me nje filtër që ia bën sytë ngjyrë blu. Në foton në fjalë Einxhel dukej versioni shqiptar i yllit të “Hollywood”-it.
Ndërkohë menjëherë pas këtyre postimeve, kanë qenë vetë ndjekësit e moderatores që ia kanë vënë në duke këtë ngjashmëri, saqë edhe Shkira e ka menduar qethjen e flokëve.
Advertisement
“Po vazhduat kështu, do përfundoj tek berberi nesër,”- shkruan moderatorja teksa publikon mesazhet e shumta.