E ftuar në episodin e kësaj të shtune në emisionin “Jonida’s room” në “Vizion Plus” ishte Albana Osmani për të folur për librin “Cika” dhe planet për t’u rikthyer në ekran.
Për librin e saj, Albana tha se është frymëzuar nga njerëzit, ndërsa zbuloi se libri është shkruar natën dhe se ajo e ka ndierë atë histori që ka shkruar.
Ndër të tjera, Albana rrëfeu dhe një histori që i ka ndodhur ditën e prezantimit të librit të saj.
“Libri yt “Cika” është frymëuar nga njërëz që duan që jeta të ketë një fillim dhe të ketë një fund, por të ketë dhe një kuptim. Dhe nga ajo që na pret me shumë pikëpyetje të mëdha, për atë që nuk e dimë që janë të panjohura që i takojnë të ardhmes. I takojnë shumë viteve që ndoshta ne nuk do të jemi, por brezat do të jenë. Libri nis këtu e 100 vite përpara dhe jam frymëzuar nga realiteti që të gjithë ne humanët do të përballen më një të vërtetë të pakontestueshme, të pakthyeshme që është teknologjia që do të marrë një ditë kontroll. Në fabulën e këtij libri unë kam vendosur një kontraditë shumë të madhe ku protagonistja “cika” është në betejë me inteligjencën artificiale. Libri është shkruar natën, unë e kisha idenë, e ndjeva një histori, në libër flitet për një pandemi e shkaktuar nga sistemi i asaj kohe dhe robotët kanë marrë kontroll mbi njerëzimin dhe në gjendemi në një kohë ku duhet të pajtohemi me sistemin ose ndryshe. Vlerësimi që kam marrë nga personazhe apo kritikë është se nuk kemi lexuar thjesht një libër thane, por na u duk sikur e pamë në të vërtetë. Nëna më thoshte ‘je një gjeni’, por nuk e besova deri në momentin që ma tha Flutura Acka. Ditën e prezantimit Flutura nisi përshkrimin: ‘Moj vajzë unë mendoj që ti ke një sindromë’. Unë ngela, mendova që jam pak e çmendur, e di, por të ma thonë kështu para të gjithëve, o Zot i madh ngela pa burrë”, tha Albana.
“Po ce do mi zemër, është më mirë kështu”, përfundoi Jonida