Nga rivalë në miq, Flori flet për raportin me Valerin: Ka qenë konkurenti që kam pasur më shumë frikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga rivalë në miq, Flori flet për raportin me Valerin: Ka qenë konkurenti që kam pasur më shumë frikë

Florian Agalliu ka folur për eksperiencën e tij në “Ferma VIP”, teksa ishte I ftuar në emisionin “Vizioni I Pasdites”.

Ai u ndal te raporti I tij me Valerin, për të cilin tha se I ka dhënë shumë formatit.

Flori u shpreh se me Valerin është mik dhe e vlerëson gjestin e tij për t’u bërë mentor I tij në javën e fundit.

“Ai që kam pasur shumë frikë ka qenë Valeri. I ka dhënë shumë formatit, bazuar në ato që bënte, nga mënyra si njihte kafshët, fermën. Për mua ishte konkurenti direkt. Kjo dyshja antagoniste i ka bërë shumë mirë formatit. Më ka ardhur shumë keq kur doli Valeri dhe Gloria, sepse kishin shumë për t’i dhënë formatit. Edhe për Xhesin më ka ardhur keq kur kemi dalë në përballje me njëri-tjetrin”, tha ai.

Advertisement

Pyetje: Valeri sot, mik besoj?

“Po, patjetër. Realisht nuk është shumë e thjeshtë të lësh egon mënjanë dhe të vish e të mbështesësh kundërshtarin tënd direkt. Unë e vlerësoj shumë gjithë gjestin që ka bërë Valeri. E kam falenderuar kur ka ardhur aty brenda si mentori im. Më ka ndihmuar shumë më ka ngritur moralin. Valer, të kam një borxh shumë të madh”, tha Flori. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy