Nga puthja në buzë me vëllain te lojërat me thikë, brenda jetës së “çmendur” të dashurisë së Angelina Jolie (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga puthja në buzë me vëllain te lojërat me thikë, brenda jetës së “çmendur” të dashurisë së Angelina Jolie (FOTO)

Një ditë më parë, e bukura Angelina Jolie festoi 45-vjetorin e lindjes. Aktorja e famshme e “Hollywood”-it e festoi ditëlindjen në shtëpinë e saj në Los Angeles me 6 fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

Teksa ajo ka festuar së bashku me fëmijët e saj, “Mirror” ka vendosur që të shkojë pak pas në kohë duke kujtuar jetën e saj të dashurisë.

Tashmë ajo është një nënë “single”, por vite më parë, 45-vjeçarja duket se ka patur një jetë paksa të “çmendur”.

Advertisement

Përkundër faktit se aktorja e famshme ka pohuar më parë se ka fjetur me katër burra, përfshirë 3 bashkëshortët e saj, ajo ka patur një histori seksuale mjaft të egër.

Lojërat me thikë:

Shumë kohë më parë, Angelina ka zbuluar se ka qenë shumë aktive me jetën seksuale edhe në shkollë, pasi dilte me djem. Në vitin 2007 ajo tha për revistën “OK”: “Kam qenë një anëtare e grupit të quajtur “Kissy Girls”. Krijova një lojë ku t puthja djemtë. Kam qenë në telashe”.

Por sjellja seksuale e aktores nuk u ndal aty, pasi ajo më vonë humbi virgjërinë në moshën 14-vjeçare, në rrethana shumë të çuditshme.

Advertisement

Ajo ka thënë për revistën “OK” se ka qenë e përfshirë edhe në diçka me thika. “Kam filluar të bëj seks me të dashurin tim, por nuk isha e emocionuar sa duhet. Nuk isha më një vajzë e vogël. Në një moment që doja ta ndjeja më pranë të dashurin, mora një thikë dhe e godita. Të njëjtën gjë bëri edhe ai, dhe u mbuluam me gjak”, ka rrëfyer Jolie.

Puthja në buzë me vëllain Haven:

Aktorja e famshme i la të gjithë pa fjalë në vitin 2000, kur puthi në buzë vëllain e saj, Haven, në “Golden Glove Awards”. Ajo bëri të njëjtën gjë 3 muaj më pas në tapetin e kuq të “Academy Awards”.

Lidhjet e ndarjet:

Advertisement

Angelina Jolie ishte martuar dhe divorcuar nga burri i saj i parë, Jonny Lee Miller, dhe u nda nga Brad Pitt në kohën kur u takua me Billy Bob Thorton. Ajo i besoi partnerit Jnny Lee Miller se do ta largonte atë nga “ditë e errëta”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy