Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, para disa kohësh është komentuar gjatë për marrëdhënien e saj treshe me Alexandre de Basseville dhe Alesian. Megjithatë, dashuria poligame përfundoi shpejt, pasi Alesia i dha fund me çiftin.

Por ditën e sotme, çifti i “skandaleve” ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku i kanë surprizuar të gjithë, pasi ishin rikthyer bashkë.

Kur e pyetën Eglën se si ndihet tani që ka sërish pranë ‘Princin e Libofshës”, ajo u shpreh: “Djali ka në krah të atin, e kjo është gjëja më e rëndësishme. Pastaj unë tha”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ajo çfarë na ka bërë bashkë që në fillim, është se ne nuk besonim më te kjo botë false, e shumë personave mund t’u jetë dukur si një “lojë e madhe” por në fakt ishte gjithçka e vërtetë. Arsyeja se pse u ndamë ishte se kishte shumë vështirësi, shumë njerëz që ndikuan keq te marrëdhënia jonë. Nuk u rrinte mirë fakti se ne shkonim mirë. Po flas nga rrethi shoqëro”, zbuloi për herë të parë Egla.

Teksa zbuluan se kishin 6 muaj pa u takuar, “Princi i Libofshës” u shpreh se u rikthye për “t’i kushtuar kohë familjes”. “Pas vdekjes së babait tim në janar, kuptova se shumë gjëra po ndodhin në jetë. E me çmendurinë e pandemisë unë pashë shumë mundësi, e ne kemi folur me njëri-tjetrin se çfarë duhet bërë”, tha ai.

“Kishim qenë vazhdimisht të lidhur me njëri-tjetrin, por për njerëzit është e vështirë ta kuptojnë këtë. Unë jam i përfshirë me biznese përreth botës. Mu desh të ndryshoja disa rrugë të jetës sime dhe nuk ishte e lehtë të ndryshoja komplet jetën. Është diçka e komplikuar”, vijoi ai.

Ndërsa kur e pyetën se për çfarë do t’i kërkojë të falur Eglës, Alexandre u shpreh: “Mendoj se të kërkosh falje është një gënjeshtër. Unë mendoj te mrekullitë, e shkuara është ë shkuar, unë shikoj te e ardhmja”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo gjë ka një limit. Rrugëtimi që kemi patur ka qenë kompleks, gjithë këto prova që kemi kaluar ishte mirë që i kaluam tani. I kemi lënë mënjanë të gjitha, kemi sqaruar keqkuptimet dhe gjërat e pathëna”, ndërhyri Egla.