Nga koteci i pulave tek sera, Mariana dhe Floriani mbledhin prodhimet e freskëta, dyshja dhuron momente epike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga koteci i pulave tek sera, Mariana dhe Floriani mbledhin prodhimet e freskëta, dyshja dhuron momente epike

Fermerët kanë ndarë punët e tyre për ditën e sotme. Pas Valerit, i cili moli dhinë pasi polli, Mariana dhe Floriani kanë shkuar te koteci për të mbledhur vezët.

Por “surpriza” që shpendët i kishin lënë dyshes, është se nuk kishin bërë vezë, përveç njërës. Kjo gjë solli zhgënjim tek ta dhe bëri që fermerët të ankohen dhe të “kritikojnë” gjelin për punën e tij.

Më pas dyshja ka kaluar nga koteci tek sera, ku dhe kanë mbledhur luleshtrydhet.

Të dy kanë deklaruar  se ndonëse nuk kanë pasur eksperienca të mëparshme në sera, gjërat kanë ndryshuar që kur kanë hyrë në “Fermën VIP’ dhe kanë mësuar më shumë për jetën e fshatit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy