Nga konflikti me Robert Aliajn tek sëmundja e nënës, rrëfehet Xhensila Pere në “Ferma VIP”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga konflikti me Robert Aliajn tek sëmundja e nënës, rrëfehet Xhensila Pere në “Ferma VIP”

Xhensila Pere në një bisedë me Albanon, ka rrëfyer detaje nga konflikti i saj me Robert Aliajn.

Ajo u shpreh se Roberti ka postuar një foto të sajën në Instagram, ku e ka shoqëruar me ofendime. Xhensila tha se ajo dhe djali i fermerit, Kristi i lidhte së bashku një format televiziv.

Xhensila tregoi se ka shkuar deri tek dera e gjykatës për t’a denoncuar Robertin, por në moment të fundit hoqi dorë.

“Nxorri në një postim, story tek ‘Instagrami’ i vetë. Në një moment ai ishte kundër vajzave që dilnin në takime me Kristin, djalin e tij dhe për t’a thënë këtë gjë gjeti mënyrën e tij që të nxirrte një foton time dhe të thoshte “Kjo plaka që s’ka bërë asgjë  në jetë, pa profesion që nuk ka gjetur burrë për vete, nuk ka krijuar familje vjen dhe gjykon se si të krijojë familje tjetri.

Advertisement

Kam shkuar me avokatin tim deri tek dera e gjykatës, por pastaj thash jo lëre.  Me thënë të drejtën prisja ose një telefonatë për të pirë një kafe. Këtu mesa po kuptoj, është marrë sikur kam ardhur të  hakmerrem”, tha Xhensila.

Gjithashtu, Xhensila rrëfeu një moment të vështirë në jetën e saj, atë të sëmundjes së nënës së saj. Ajo u shpreh se është kujdesur për të ëmën dhe ishte pikërisht kjo e fundit e cila ka ‘“bindur” fermeren t’i bashkohet “Ferma VIP”. Xhensila rrëfeu se nëna e saj do t’a shohë nëpër ekrane sepse i ka munguar kohëve të fundit.

“Përveç trompozës, mami im në janar hoqi tumor të rikthyer për herë të dytë. E vetmja gjë që po mendoja në ato momente ishte o zot mami se ka problemet e veta. Ndërkohë që unë kam pranuar të vi për mamin. Duke qenë se kaluam një periudhë të vështirë, edhe mua më është dashur t’a lajë t’a shpëlaj se hoqi tumorin dhe më ka përqafuar e më tha shko pranoje të të shohë dhe njëherë si dikur sepse humbi ajo Xhensila e intervistave, televizionit”, rrëfeu Xhensila. /vizionplus.tv

Advertisement
View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

View this post on Instagram

Advertisement

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy