Nga kërkesa për miqësi deri te martesa/ Kledi Bahiti dhe gruaja e tij rrëfejnë gjithçka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga kërkesa për miqësi deri te martesa/ Kledi Bahiti dhe gruaja e tij rrëfejnë gjithçka

Kantautori i njohur Kledi Bahiti dhe moderatorja sportive Peja Elezi ishin të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Jonida’s room”, ku na rrëfyen shumë detaje ekskluzive nga njohja dhe historia e tyre e dashurisë.

 

Çifti tregoi se historia e tyre e dashurisë nisi e gjitha nga një ftesë që Pejana i çoi Kledit në Instagram dhe që në takimin e parë ka patur një kimi shumë të madhe mes tyre.

 

Advertisement

“Në bisedën e parë Kledi më  ka shkruar sa të pëlqeka plazhi sepse fotot i kisha në plazh. Ndërsa unë nuk I kam parë fare fotot e tij. Që atëherë ndahemi këtu live te Jonida- tha me shaka Kledi Kur jam njohur me Kledin  unë muzikën shqiptare nuk e dëgjoja shumë. Dija shumë pak dija atë që ka qënë në grup me Vedatin pjeën tjetër nuk e dija. Ndonjëherë ndodhte  që ti thoja sa më pëlqen kjo kënga dhe ai thoshte e kam bërë unë. Aaaa ok i thoja. Kurse tani ia njoh dorën, e di cfarë shkruan.”

 

Ndër të tjera, Peja tregoi se ka qënë e para që i ka propozuar dhe i ka shprehur dashurinë.

 

Advertisement

“Unë i kam thënë e para, madje dhe për martesë unë i kam propozuar. Në takimin e parë kam qenë veshur me një fustan shtëpie, me shapka, ka qenë shtator. Po shkruanim dhe i them të vij të të marr tani, hajde më thotë .Më nis locationin dhe shkova e mora dhe silleshim sikur njiheshim prej vitesh. Atë natë kemi fol pafund unë më shumë, se Kledi se nuk ka shumë qejf të flasë.E shitëm vetën sic ishim, nuk ishim të impostuar që të jepnim më të mirën nga vetja. Ndaj u lidhëm në një kohë shumë të shkurtër. -përfundoi Pejana.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy