Ori Nebijaj ishte e ftuar sonte në “Jonida’s room”, ku së bashku me Jonida Maliqin na treguan shumë detaje nga jeta dhe puna e tyre në ekran.
Nëpërmjet një loje “sfiduese” ku nëse nuk përgjigjesh do pish një shots, Ori së bashku me Jonidën na rrëfyen se të dyjave ju kanë dedikuar këngë.
“Mua vetëmë një këngë më kanë dedikuar tregoi Ori.Ndërsa mua disa këngë mendoj. Ose kështu më kanë thënë ose mendoj”, tha Jonida .
Pyetjes se nëse kanë gënjyer në ndonjë intervistë apo nëse ndonjë i ftuar ka flirtuar me to në emision, Ori tregoi se disa jo, vetëm një.
“Po kanë flirtuar disa,por mos qofshin ata nëse nuk do e kishin bërë -tha Ori me shaka.Ndërsa mua nuk më ka ndodhur sepse këtu në “Jonida’s room” unë ftoj vetëm miqte e mi.Ndërsa për të gënjyerit nëpër intervista po e pi njëhërë tha Ori. Por nuk kam gënjyer por kam thënë shumë budalliqe. Ndërsa unë jam bërë pishman që kam qënë shumë e vërtët më mirë ti kisha mbajtur për vete disa gjëra”, tha Jonida
Nuk ia ke lexuar kurrë fshehur SMS partnerit?
“Asnjëherë. Unë asnjehërë tha Ori dhe piu shootsi .Si eksperte e fushës them më mirë mos konfirmoni asgjë sepse më pas duhet të merresh me konfimimin. Unë e kam bërë njëhërë dhe nuk ka qënë funny dhe kam hequr dorë.Për momentin nuk e kam një partner që kështu kontrolloj sms e mia.Ndërsa unë them më mirë ta bësh sepse je më e qetë”, përfundoi Jonida.