Enrique Iglesias, Ricky Martin dhe Placido Domingo janë emrat e artistëve që këtë verë do të mund t’i gjeni në Tiranë për të interpretuar pjesë të repertorit të tyre muzikor, tanimë të njohur e të duartrokitur kudo ku kanë performuar në botë.

 

Të tre artistët kanë konfirmuar dhe tanimë ekipet që do të punojnë për koncertet e tyre kanë nisur punën. Mbrëmjet festive do të marrin jetë në Sheshin Skënderbej, që ndonëse i hapur, do të jetë në një pjesë të tij i rezervuar për të gjithë ata që duan ta ndjekin nga afër secilin prej këngëtarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani janë bërë publike vetëm datat kur do të performojnë artistët, por nuk ka nisur ende shitja e biletave.

 

Enrique Iglesias performon në Tiranë mbrëmjen e 30 qershorit, në 20 korrik mbërrin Ricky Martin i shoqëruar nga instrumentistët me të cilët bashkëpunon prej viteshNdërsa në datën 7 shtator do të vijë legjenda e muzikës operistike Placido Domingo. Ky i fundit do të shoqërohet në këtë koncert nga artistët Jenifer Roëey, Jonatan Antoine dhe Christina Ramos.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";